Kryefaqe
Rreth nesh
Funksionet
Kontakt
Çmimet
Blog
Hyr / Regjistrohu
Administrimi i Ndërtesave
Problemet e Administrimit
Udhëzues Praktik

Si trajtohet një problematikë e raportuar nga banori në platformë, nga caktimi i përgjegjësit dhe ndjekja e statusit deri te dokumentimi i ndërhyrjes së kryer.

K

Komuniteti Team

8 tetor 2026

Si trajtohet një problematikë e raportuar nga banori në platformë, nga caktimi i përgjegjësit dhe ndjekja e statusit deri te dokumentimi i ndërhyrjes së kryer.

Ritmi i shpejtë i jetës së sotme prek çdo individ, qofshin banorë që presin trajtimin e një problemi në ndërtesën e tyre, apo administratorë që përballen me raportime të shumta. Ndërsa koha kalon, banorët presin që raportimi i tyre të jetë marrë parasysh dhe problemi të zgjidhet brenda një afati të caktuar.

Përballë këtyre pritshmërive qëndrojnë administratorët, përgjegjës për shërbime që ndikojnë drejtpërdrejt në përditshmërinë e banorëve. Krahas përgjegjësive të tjera që lidhen me administrimin e ndërtesave, ata duhet të përcaktojnë përparësitë e ndërhyrjeve, të caktojnë punonjësit dhe të ndjekin afatet.Me rritjen e ngarkesës së punës, rritet edhe mundësia për gabime dhe vonesa në trajtimin e problematikave.

Për t’iu përgjigjur këtyre nevojave, Komuniteti ofron një mënyrë pune që lidh nevojën e banorëve për t’u informuar dhe për të gjetur zgjidhje me nevojën e administratorëve për të punuar me më shumë efikasitet.Në këtë proces përfshihen edhe punonjësit që kryejnë ndërhyrjet, ndërsa kompanitë administruese mund të ndjekin ecurinë e punës dhe të vazhdojnë të rriten duke ruajtur cilësinë e shërbimit. Por si trajtohet një problematikë brenda platformës, nga raportimi deri te përfundimi i punës?

Raportimi i problematikave nga banorët

Banorët mund të raportojnë problematikat e ndërtesës në panelin e tyre dhe të përcaktojnë prioritetin e trajtimit. Informacioni i raportuar ndihmon administratorët të vlerësojnë situatën dhe të planifikojnë ndërhyrjen e nevojshme.

Gjatë trajtimit, banorët mund të ndjekin ecurinë në platformë dhe njoftohen automatikisht për çdo përditësim mbi trajtimin e problematikës. Komentet e administratorëve japin sqarime për ndërhyrjen, pa pasur nevojë që banorët të kërkojnë vazhdimisht informacion.

Organizimi i ndërhyrjeve nga administratorët

Administratorët njoftohen për problematikat e raportuara dhe shqyrtojnë informacionin për të përcaktuar ndërhyrjet e nevojshme. Organizimi i punës përfshin përcaktimin e përgjegjësive të punonjësve dhe afateve të kryerjes së detyrave, sipas nevojave të secilës problematikë.

Gjatë ndërhyrjeve, administratorët ndjekin ecurinë e punës dhe mbajnë banorët të informuar për veprimet që po ndërmerren për zgjidhjen e problematikës. Banorët njoftohen automatikisht për çdo përditësim gjatë trajtimit.

Kompanitë administruese kanë akses te të dhënat për detyrat e caktuara, afatet dhe ecurinë e punëve. Ky informacion ndihmon kompanitë dhe administratorët të koordinojnë punonjësit dhe të dallojnë cilat punë kërkojnë vëmendje për të përfunduar në kohë.

Informimi i banorëve gjatë trajtimit

Njoftimet automatike i mbajnë banorët të informuar gjatë trajtimit të problematikës, pa pasur nevojë të kontaktojnë vazhdimisht administratorët për të marrë përgjigje. Sa herë që administratorët përditësojnë ecurinë, informacioni u përcillet banorëve në platformë. Kështu, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe reduktohen kërkesat e përsëritura për informacion.

Dokumentimi i punëve të kryera

Pas përfundimit të ndërhyrjeve, dokumentimi i punëve dhe kostove krijon një historik që ndihmon në ndjekjen e shpenzimeve dhe planifikimin e mirëmbajtjes. Ky informacion u shërben administratorëve dhe kompanive administruese edhe kur problematikat përsëriten ose nevojiten ndërhyrje të tjera.

Vlera e këtij procesi qëndron te mënyra si u përgjigjet nevojave të secilës palë. Banorët duhet të kuptojnë se raportimet po trajtohen, të marrin informacionin e nevojshëm dhe shërbimin e duhur. Administratorët kanë nevojë të organizojnë punën, të ndjekin përgjegjësitë dhe të koordinojnë ndërhyrjet me më shumë efikasitet. Punonjësit, që kryejnë ndërhyrjet, kanë detyra të përcaktuara dhe informacionin e nevojshëm për punën që u është caktuar. Kjo i ndihmon të kuptojnë çfarë kërkohet dhe të bashkëpunojnë më lehtë me administratorët.Për kompanitë administruese, informacioni mbi ecurinë e detyrave, ndërhyrjet e realizuara dhe kostot përkatëse ndihmon në ruajtjen e cilësisë së shërbimit gjatë zgjerimit të aktivitetit. Komuniteti është krijuar për të mundësuar komunikimin dhe bashkëpunimin mes këtyre palëve për një mision të përbashkët, ofrimin e një shërbimi që u përgjigjet nevojave të banorëve.


Etiketat:

Administrimi i Ndërtesave
Problemet e Administrimit
Udhëzues Praktik

Komuniteti, platforma digjitale që modernizon administrimin e pronave dhe ndërtesave.

Efikasitet, transparencë dhe përvojë e përmirësuar për të gjitha palët e përfshira.

Rrjetet sociale
Shkarkoni Aplikacionin

Rezident

Administrator

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Startup Albania
Mbështetur nga Grant 2026Platforma Komuniteti realizohet me mbështetjen financiare të Qeverisë Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në kuadër të skemës Grant 2026, dhe zbatohet nga Agjencia Innovation4Albania.

© 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara
KontaktPolitika e PrivatësisëKushtet dhe Termat